Arsyet pse duhet të shkoni herët në mëngjes në palestër

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyet pse duhet të shkoni herët në mëngjes në palestër

Nëse jeni person që merret me palestër apo dëshiron të fillojë aktivitetet sportive, atëherë ekspertët iu rekomandojnë të shkoni atje herët në mëngjes dhe kjo nuk është vetëm për ta shmangur turmën e njerëzve!

Jeni më të mprehtë në mëngjes

Aftësitë tuaja mendore arrijnë majën e performancës pas një stërvitjeve. Ushtrimet fizike ua rrisin aftësinë mendore nga katër deri në 10 orë pas ushtrimeve, për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në tru.

Do të jeni më të disiplinuar

Disiplina është zakon dhe nëse e detyroni veten të shkoni herët në mëngjes në palestër, shanset janë të mëdha që do ta detyroni veten të bëni shumë gjëra tjera të cilat nuk i keni bërë më herët.

Me hapa të vegjël, por shumë shpejt arrini majat.

Meqë jemi te disiplina, përpiquni të hani ushqime të lehta para se të stërviteni, në mënyrë që të lini pak kohë për tretje.

Do të ndërtoni muskuj më shpejt

Ushtrimet në mëngjes ndikojnë në ndërtimin e muskujve më shpejt, e kjo falë hormoneve.

Do të flini më herët dhe do të bëni gjumë më të mirë

Nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për t’u siguruar se do të shkoni në shtrat të lodhur sesa kur jeni stërvitur në mëngjes./PSIKOLOGJIA

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE