Gent Hazizi e thotë troç mendimin e tij për Olta Gixharin në jurinë e DWTS

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gent Hazizi e thotë troç mendimin e tij për Olta Gixharin në jurinë e DWTS

I ftuar së fundmi në programin e mëngjesit, “Wake Up”, ka qenë aktori i humorit Gentian Hazizi.

Duke qenë se sezonin e shkuar ka qenë pjesë e “Dancing with the stars”, ai është pyetur për mendimin e tij rreth këtij sezoni, si edhe për jurinë.

Genti komentoi gjykimet e Oltës në program, duke qenë se të dy ishin pjesë e BBV dhe marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aspak e mirë.

Aktori u shpreh se Olta e kërkon shumë rolin e protagonistes, si dhe futet në gjykime profesionale.

“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha aktori i njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE