Shkaktuan kaos në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë Salianji, Spaho dhe Doda!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkaktuan kaos në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë Salianji, Spaho dhe Doda!

Deputetët demokratë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, pas incidenteve që krijuan një ditë më parë në seancën plenare.

Komisioni i Etikës e zhvilloi mbledhjen on line për të shmangur skena të tjera përplasjesh në Kuvend.

Vendimi vjen pas kërkesës që mbante firmat e 15 deputetëve socialistë, për të vendosur masë disiplinore ndaj  kolegëve të tyre demokrat Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spahos.

Seanca e një dite më parë u shndërrua në kaos, pasi deputetët demokratë përmbysën karrigen, morën kartat e socialistëve dhe hodhën tymuese në sallë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE