27 hidrovore me kapacitet të plotë, niveli i lumenjve në kuota normale!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
27 hidrovore me kapacitet të plotë, niveli i lumenjve në kuota normale!

Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi sot ndaj një lajmit lidhur me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. ARRSH sqaron se “bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit”.

Sipas ARRSH-së, çarja e rrugës ka ndodhur në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.

Pasojat e motit të keq, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi sot se të gjitha skuadrat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente nga ana e qytetarëve.

Janë përforcuar shërbimet e kësaj strukture, jo vetëm me automjete, por edhe me pompa thithëse, si edhe me pajisje të tjera, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Jemi munduar t’u përgjigjemi çdo telefonate të qytetarëve. Aktualisht jemi prezentë në dy-tre ngjarje, pra nuk kemi telefonata të tjera. Gjatë natës kemi pasur edhe dy vatra zjarri, por janë neutralizuar pa dëme për qytetarët dhe pa dëme të mëdha materiale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi se deri tani nuk ka problematika në largimin e ujit nëpërmjet infrastrukturës së kullimit.

27 hidrovoret janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe furnizohen normalisht me energji, për të mbajtur në nivele të ulëta ujin në kanalet kulluese. Niveli i ujit në kanale e lumenj me rrjedhje të lirë është në kuota normale. Argjinaturat mbrojtëse të lumenjve nuk kanë pësuar dëmtime nga prurjet.

Në lumin Osum në Berat, po monitorohet rritja e nivelit në mënyrë të vazhdueshme për të ndërhyrë sipas nevojës. Të gjithë shtabet e emergjencave të Drejtorive të Ujitje-Kullimit Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë, gjenden në terren për të ndërhyrë me ekskavatorë, në raste të situatave emergjente.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen ndaj ekipeve që punojnë për parandalimin e pasojave. Rama u bëri apel edhe qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës, duke shtuar kujdesin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE