Dita e 29-të e luftës Izrael-Hamas/Vijon operacioni tokësor izraelit në Rripin e Gazës!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 29-të e luftës Izrael-Hamas/Vijon operacioni tokësor izraelit në Rripin e Gazës!

Vazhdon lufta në Lindjen e Mesme. Hamasi denoncon bombat izraelite pranë spitalit Al-Shifa:

Një autokolonë ambulancash goditi dhe u shkaktuan 15 viktima.

Por, për ushtrinë izraelite “ishte një celulë e Hamasit me armë në bord”.  Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e quajti “tmerr” sulmin ndaj autoambulancave. Sipas burimeve amerikane, disa militantë të Hamasit u përpoqën të kalonin pikën kufitare të Rafahut me Egjiptin, të fshehur mes të plagosurve.

The New York Times shkruan:

Izraeli hodhi dy bomba një ton në Jabaliya.

Zëdhënësi ushtarak i Tel Avivit konfirmoi se vijon operacioni tokësor në Rripin e Gazës. Po ashtu, tensionet mbeten të larta mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez. Ushtria izraelite po godet Libanin jugor, pasi identifikoi “një seri raketash nga përtej kufirit” drejt komuniteteve izraelite.

Dy celula terroriste në Libanin jugor u shënjestruan pasi po përpiqeshin të hapnin zjarr ndaj Izraelit me një raketë antitank. Edhe një pozicion i Hezbollahut u godit.

Forcat ajrore izraelite goditën me raketë shtëpinë e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Hamasit, në kampin e refugjatëve Shati, në veri të qytetit të Gazës. Haniyeh u transferua në Katar në vitin 2019. Ende nuk dihet nëse sulmi rezultoi me viktima.

Një burim amerikan tha se “Hamasi u përpoq të kalonte luftëtarët e tij nga Gaza nëpërmjet Rafahut me autoambulanca, duke ngadalësuar përpjekjet për evakuimin e të huajve”.

Hamasi i ofroi Egjiptit dhe SHBA-ve një listë të personave të plagosur rëndë, të cilët donin t’i evakuonin së bashku me qindra të huaj që prisnin të largoheshin. SHBA-të dhe Egjipti zbuluan se një e treta e emrave ishin luftëtarë.

Një zëdhënës ushtarak izraelit konfirmoi se dje, ushtarët vranë dhjetëra terroristë dhe shkatërruan infrastrukturën e Hamasit. Sipas tij, pati tentativa të shumta goditjesh nga tunelet dhe komplekset ushtarake në veri të Rripit të Gazës.

Gjatë natës, trupat rrethuan ndërtesat dhe neutralizuan pajisje shpërthyese. Gjatë operacionit, ushtarët u përballën me një celulë terroriste, anëtarët e së cilës u vranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE