“Mbaje se erdha”/ Gruaja i del para avionit sikur të ishte autobus, përpiqet ta ndalojë(VIDEO)

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mbaje se erdha”/ Gruaja i del para avionit sikur të ishte autobus, përpiqet ta ndalojë(VIDEO)

Një grua është arrestuar pasi hyri në pistën e fluturimit në aeroportin e Canberra-s në Australi për të ndaluar një fluturim që të nisej pa të.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2023/11/x2mate.com-Woman-arrested-after-approaching-plane-on-runway-at-Canberra-Airport.mp4

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës është regjistruar nga kamera e një kalimtari në aeroport.

Gruaja arriti të kalojë sigurinë e aeroportit dhe të vrapojë në pistë. Madje ajo u fut nën aeroplan, duke i sinjalizuar pilotit që ta linte të hipte në fluturimin e QantasLink për në Adelaide.

Piloti ose u lajmërua nga autoritetet e aeroportit ose e vuri re dhe mbylli motorët që mund ta kishin vrarë.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se ishin të befasuar që askush nuk e ndaloi gruan. Ata shtojnë se ai “ajo u përpoq t’i bërtiste pilotit, për t’i tërhequr vëmendjen”.

Fluturimet u vonuan për rreth 10 minuta.Pas incidentit, gruaja u arrestua nga Policia Federale Australiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49837 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE