Shirat vazhdojnë, ministri Peleshi: U evakuan 23 të huaj në Kanionin e Langaricës!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shirat vazhdojnë, ministri Peleshi: U evakuan 23 të huaj në Kanionin e Langaricës!

Reshjet e shiut thuajse në të gjithë territorin e vendit vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve. Kjo konfirmohet nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili informon:

Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve. Në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë.

Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar-Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Ministri Niko Peleshi, po ashtu informoi se një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Sipas tij, në disa akse rrugore në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve.

Ekipet e OSHEEE-së po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit ku ende nuk është bërë e mundur një gjë e tillë.

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë që të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe kjo për shkak të  masave ajrore të lagështa, me origjinë perëndimore. Moti vijon me vranësira të dendura e përgjatë ultësirës ka reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar e hera-herës edhe të lartë.

Shirat në vend janë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në verilindje të territorit nisën reshje të dobëta bore. Pas orëve të mesditës, shirat humbasin intensitet. Valëzimi në dete parashikohet i lartë, i forcës 3-4 ballë. Temperaturat variojnë në vlerat nga 7-20 gradë celcius.

Top Channel sjell pamje nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE