“Thatë që jam plakur”- Arjan Konomi bën ndryshimin në pamje!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Thatë që jam plakur”- Arjan Konomi bën ndryshimin në pamje!

Arjan Konomi, le të themi që shqetësoi fansat e tij disa javë më parë kur u shfaq në publik me një pamje mjaft të ndryshuar, cka e detyroi ish-opinionistin e “Për’puthen” edhe të bënte një reagim, për t’i siguruar ata që ishte mirë.

Megjithatë, duket se Arjani ka lënë pas ditët me flokë të thinjur dhe ka ndryshuar totalisht look-un e tij, duke u rikthyer edhe njëherë në formën e mëparshme. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregon se ka bërë disa ndryshime, pasi i thanë që është plakur, teksa e krahason veten edhe me Tom Cruise, falë syzeve që ka vënë.

Po ashtu, ai kërkon edhe mendimin e ndjekësve, të cilët e kanë mirëpritur Arjanin “e vjetër” dhe “të ri” njëkohësisht, teksa shkruan: “Ça dini ju për look-un e ri!!Gati për filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thatë që jam plakur.. Si mendoni se dukem tani?”

"Thatë që jam plakur"- Arjan Konomi bën ndryshimin

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE