Deklarata e rëndë ndaj Ganiut, Zhaklina ironizon keq Anita Haradinajn

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e rëndë ndaj Ganiut, Zhaklina ironizon keq Anita Haradinajn

“A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?“, ishte kjo deklarata e Anita Haradinajt për banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia “Prime-n” e kaluar që nuk u prit aspak mirë nga publiku.

Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” komentin e Anitës, ndërsa së fundmi një reagim e ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Zhaklina Lekatari.

Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në Instagram, ku shkruan: “Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua. (Klasi nuk është ujë)”.

Shprehja “La classe non e’ acqua“, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE