E lidhur jashtë? Motra e Albës tregon si qëndron e vërteta

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E lidhur jashtë? Motra e Albës tregon si qëndron e vërteta

Alba Vukaj është një nga banoret më të komentuara në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin ndaj Azmenit dhe dyshja janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda shtëpisë. Por koha ka treguar se kjo mund të jetë një strategji loje e të gjithë po aludojnë se në fakt Alba ka një romancë të lënë përgjysmë jashtë. Për këtë ka folur motra e saj, Jona.

“Kam pa disa komente negative të shpifura. Unë e njoh Albën më së miri në këtë botë. Alba nuk është e lidhur me askënd, nuk i ka tregu kërkujt në shtëpi se ka pëlqim për të“, tha ajo në Prive.

Jona tha se Alba nuk ka lidhje dashurie jashtë shtëpisë.

“Nuk është e vërtetë. Ka qenë beqare për një kohë të gjatë. Ka hy beqare dhe tani është beqare. Lumbardhi kishte disa sjellje toksike, dramatike që më janë dukë të teprune. E ka ba këtë punë të vogël të madhe pa nevojë. Si Azemi dhe Lumbardhi me duken djem të mirë. Por, kur dikush sjellet keq me motrën time, nuk i dua në atë moment. Por, nuk e preferoj njërin me shumë se tjetrin“, u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE