Gati zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, ja kur fillon!

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, ja kur fillon!

Në fillim të 2024 ARRSH do nisë punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës duke i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment dhe reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes.

Drejtori i përgjithshëm Ervis Berberi tha se paralelisht do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër të Ndroqit, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të kenë një alternativë dytësore.

Në 2016, BERZH i rekomandoi Qeverisë Shqiptare që të bëjë më pagesë 8 akse, përfshirë Elbasan-Tiranë, Rrugën e Arbërit, Tiranë-Durrës dhe Levan-Vlorë.

I ftuar në emisionin “Box to Box”, Berberi tha se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar po ashtu nisja e fazës së tretë dhe të katërt të zgjerimit të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe ndërtimi i By passit të Elbasanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50680 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE