Thriller në aeroportin e Hamburgut! Babai i armatosur mban peng vajzën e tij 4-vjeçare!

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thriller në aeroportin e Hamburgut! Babai i armatosur mban peng vajzën e tij 4-vjeçare!

Një baba i armatosur në aeroportin e Hamburgut, po mban peng vajzën e tij 4-vjeçare që nga mbrëmja e djeshme.

Mediat gjermane raportojnë se personi i armatosur është një burrë 35-vjeçar me origjinë turke nga Saksonia e Ulët. Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Bild raporton se burri dëshiron të udhëtojë me të në Turqi me avion.

Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër dhe hodhi një koktej molotov (është një armë ndezëse e hedhur me dorë, e ndërtuar nga një enë e thyeshme e mbushur me substanca të ndezshme të pajisur me një fitil), tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u ndal menjëherë me terminalet e mbyllura dhe dhjetëra fluturime të anuluara. Mbrëmë, 17 fluturime të planifikuara për t’u ulur në Hamburg, me 3200 persona në bord, u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Për sot janë planifikuar 286 fluturime me 34500 pasagjerë. Policia tha se një psikolog po flet me burrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë.

“Operacioni policor vazhdon, trafiku ajror mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm,” tha menaxheri i aeroportit këtë mëngjes në platformën X. Zëdhënësja e policisë Sandra Løvgrun për rrjetin televiziv NDR tha se ishte një “shenjë shumë e mirë” që babai i familjes qëndroi në kontakt me autoritetet “për kaq gjatë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE