Valbona Selimllari në “Më Lër Të Flas”: “Jam miss, por pa kurorë…”

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Valbona Selimllari në “Më Lër Të Flas”: “Jam miss, por pa kurorë…”

E ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” ka qenë Valbona Selimllari. Ajo foli rreth eksperiencës së saj në jurinë e “Dancing With The Stars” dhe shumë histori nga karriera e saj ndër vite. Një ndër to ka qenë edhe fakti që është shpallur Miss Shqipëria në 1992. Për këtë çmim mjaft prestigjoz, Valbona zbuloi disa detaje më tepër…

Ajo zbuloi se nuk ka një kurorë pas marrjes së çmimit, pavarësisht se ky detaj është i rëndësishëm në programet e bukurisë. Valbona u shpreh:

E dini që në “Miss Albania” unë nuk kam kurorë. Jo, sepse kurora ishte prej kauçuku, u gjet në momentin e fundit. Aq e kishte misionin më duket, humbi vetë.

Më tej miss-i i parë shqiptar tregoi se të kesh këtë lloj çmimi është privilegj në disa raste.

Në fakt, unë fatin më të madh kam që njerëzit vazhdojnë ende të më duan dhe më thojnë që ende mbetem e lezetshme. 

Çfarë ka ndryshuar nga bukuria në përgjithësi, sipas Valbonës, përsa i përket operacioneve plastike?

Nuk paragjykoj askënd, absolutisht. Është e drejta e secilit të ndihen mirë me veten. Sepse ka një gjë. Psikologjikisht, ka vajza që nuk ndihen mirë me veten. Dhe mua më vjen keq që ato nuk kanë një hapësirë tjetër për tu kënaqur me vetveten, sepse ka plot gjëra. Dhe mesa duket në momente dobësie kanë nevojë të ndihen të bukura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE