Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali! (EMRI+FOTO)

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali! (EMRI+FOTO)

Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Ai është identifikuar si Klaudio Myrtaj.

Sipas mediave italiane, ai u gjet pasditen e djeshme (4 nëntor) me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në një punishte në zonën Cuneo, në via Umberto pranë bashkisë. 34 vjeçari një plumb e kishte marrë në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital po ditën e djeshme.

Shqiptari kishte shkuar në Itali para dy vitesh dhe punonte për ndërtimin e rrugëve. Herë pas here bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës në Cuneo.

 

Viktima është Klaudio Myrtaj, punëtor që merrej me ndërtim rrugësh, i cili herë pas here bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës në Cuneo.

Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes. Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari, i cili shkoi për të blerë benzinë për traktorin.

Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim. Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.

Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim. Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.

Ndërkohë, policia po punon pë zbardhjen e ngjarjes dhe po pyet disa persona si dëshmitarë, të vrasjes me armë zjarri të 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Vernante, në zonën e Cueno në Itali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE