Roerd Toçe përshkruan eksperiencën në “DWTS”!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roerd Toçe përshkruan eksperiencën në “DWTS”!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

E ndërkohë, “DWTS Fan Club” moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

I ftuar në episodin e fundit, ishte aktori Roerd Toçe, i cili mbrëmjen e të premtes hoqi dorë nga emisioni për arsye shëndetësore. Në rrjet fansat kanë shpërthyer me komente pozitive ndaj tij, por si i ka pritur aktori këto reagime?!

Nuk e prisja. Unë nuk di të sillem ndryshe. Unë këtë tip kam. Nuk jam mësuar me televizionin. Kjo është sjellja ime normale. Ndonjeherë duket sikur është gabim të jesh i qetë në televizion. Unë nuk kam shkruar një skenar, ashtu reagoj dhe në jetën reale. Kam këtë tipin që dua t’i marr gjërat seriozisht dhe duke qenë se aktrimi ka lidhje direkte me lëvizjen, doja të isha jo i ngurtë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49450 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE