Sondazhi i TAR/A jeni dakord me ‘aksionet’ e fundit opozitare ndaj maxhorancës?!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/A jeni dakord me ‘aksionet’ e fundit opozitare ndaj maxhorancës?!

Trembëdhjetë deputetë socialistë hodhën firmat në kërkesën e grupit parlamentar socialist, për ndëshkimin e shtatë deputetëve të Rithemelimit të Sali Berishës, të cilët shkaktuan kaos dhe prodhuan dhunë në seancën plenare në kuvend para dy javësh. Sekretariati i Etikës mes debateve të shumta përjashtoi në Kuvend deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi. Në listën e kërkesës së socialistëve ishte edhe deputeti Lefter Gështenja, por Sekretariati nuk vendosi masë ndaj tij.

Nga ana tjetër, incidentet nuk kanë munguar as javën e kaluar. Për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës, në vijim të aksionit të nisur javët e fundit, deputetët e opozitës iu kanë marrë karriget kolegëve socialistë, duke i vendosur në pjesën e foltores. Nuk munguan përplasjet fizike.

Lidhur me ngjarjet e fundit të pazakonta në Kuvend, ne në faqen tonë kemi ngritur një sondazh ku kemi pyetur lexuesit tanë: “A jeni dakord me ‘aksionet’ e fundit opozitare ndaj maxhorancës?” Përgjigjet ishin këto: 80% janë shprehur se nuk janë dakord, ndërsa 20% janë shprehur të pasigurtë në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, sondazhi i ri që kemi ngritur është: “Stuhia që na goditi të premten, mendoni se është pasojë e ndryshimeve të klimës?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE