Thirrje për amrëpushim në Gaza, kryeministri Rama: T’i jepet fund konfliktit para se të dalë jashtë kontrolli!

vovalbania November 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thirrje për amrëpushim në Gaza, kryeministri Rama: T’i jepet fund konfliktit para se të dalë jashtë kontrolli!

Kryeministri Edi Rama sot bëri thirrje për armëpushim në konfliktin në Rripin e Gazës ndërsa thekson se së shpejti do të jetë me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris ku do diskutojnë mënyrat e rivendosjes së paqes.

Shefi i qeverisë, Rama shprehet se Shqipëria mbështet thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden për një armëpushim urgjent. Në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE