Sërish kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës grumbullojnë karriget në foltore, Korreshi me tymuese!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës grumbullojnë karriget në foltore, Korreshi me tymuese!

Deputetët e opozitës grumbullojnë sërish karriget e Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet live në faqen e tij në Facebook, ndërsa ndodhet brenda godinës së Kuvendit.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca.

Berisha: Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE