U përfol se kënga e tij e re është dedikim për Loredanën, reagon Mozzik

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfol se kënga e tij e re është dedikim për Loredanën, reagon Mozzik

Këngëtari i njohur Mozzik padyshim njihet për këngët e tij dedikuar dashurisë dhe jo vetëm.

Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Zani”, mirëpo në rrjet qarkullojnë zëra se kënga është dedikim për ish partneren e tij Loredana Zefi.

Menjëherë pas publikimit reperi në një postim në “instagram” ka bërë një sqarim për fansat e tij që mendojnë se kënga e re është dedikim.

Mozzik thekson se nëna e vajzës së tij ka kohë që është e lirë dhe se marrëdhënia mes tyre është shumë e mire. Më tej ai shton se muzika që ai bën është e atillë dhe nuk ka pse për çdo këngë të tij të aludohet se është thumb ndaj një personazhi të estradës.

“Njerëz të dashur, unë diqysh sukseset në muzikë me këngë dashnie i kom bo në karrierë tem. Nuk do me thënë që secila këngë i dedikohet lidhjes tem të mëpërparshme. Unë e du shkrimin për dashni edhe e di që secili ka dicka mrena vetes që smund ta shpreh edhe unë për ta e shprehi. Nana e vajzës tem është moti free edhe unë njejtë. Të dy jemi mirë mesvete dhe jemi të lumtur me jetën që e kemi. Unë jam artist i këtij zhanri dhe gjithmonë kam me i këndu dashnisë rrugës.Njeri juaj! Ju dua! Shijone kongën e re “- ka shkruar këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE