Zbulohet konkurrentja e parë e “Big Brother VIP 3”?

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”

Një video e postuar nga ish konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, na bëri konfuzë pak më parë.

Ai kishte postuar Ed Manushin në një video ku ishte hequr audio dhe shkruhej se moderatori po thoshte emrin e konkurrentes së parë të BBV.

Nga ky postim nuk arriti të kuptohej se emrin e kujt po thoshte Manushi, ama veprimi i Ana Kaurit ishte ai që na habiti.

Ish konkurrentja e ka postuar këtë video të Fationit në InstaStory-n e saj, por pa qenë e etiketuar.

A ka dashur të tregojë se ndoshta ajo është emri që po përmendet nga Manushi?

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/InShot_20231108_213804602.mp4

Ana Kauri ishte një prej konkurrenteve e cila pas daljes nga programi preferoi të qëndronte në heshtje, gjë që e bëri për shumë gjatë, ndërsa pak ditë më parë ajo ka filluar të jetë sërish aktive në rrjetet sociale tek ka treguar se ka nisur biznesin e saj.

Hyrja në “Big Brother VIP” në këtë periudhë do të ishte mirë për të promovuar biznesin e ri, ama pritet për t’u parë nëse ajo e ka marrë me të vërtetë këtë vendim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE