Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, kanë plane për martesë së shpejti, ja kur do e bëjnë dasmën

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, kanë plane për martesë së shpejti, ja kur do e bëjnë dasmën

Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, ka qenë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur më tepër rreth së ardhmes së tyre.

E teksa rrëfenin për planet që kishin përgatitur së bashku, u ndalën edhe tek dasma. Kjo është një temë që ata e kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe e kanë ndarë mendjen që dasma do jetë shqiptare.

Arlindi: Afërsisht kështu dhe këtu do jetë.

Aldo: Apo harxhim kot dasma, ç’e do dasmën? Do lekë vallahi. Më mirë kishit shkuar për qejf me ndonjë vend.

Ueda: E kemi diskutuar, unë jam tepër…

Ueda: Po e kemi diskutuar, për të ditur pak më shumë shijet e njëri-tjetrit. Unë për shembull nuk jam tip që më pëlqejnë dasmat shumë shumë të mëdha. I kam qejf më të vogla, me njerëzit më të afërt.

Aldo: Edhe lekët i harxhoni kot. Më mirë ikni hallakateni me ndonjë vend sesa… apo duhet?

Arlindi: Diçka e vogël normalisht që duhet, por jo ndonjë ekzagjerim.

Aldo: Duhet plako, duhet për prindërit pa diskutim.

Arlindi: Ai është pikërisht aspekti që doja të thoja.

Aldo: Duhet të bësh nxehmje, duhet të bësh stërvitje. Se ti nuk di me kërcyer për shembull këngë popullore?

Ueda: Po, kam mësuar shumë në vilë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE