Dikur theu tabu, Linda tregon mes lotësh se ende nuk flet me familjarët!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikur theu tabu, Linda tregon mes lotësh se ende nuk flet me familjarët!

Nga transformimi i saj fizik e deri tek zgjedhja e saj për personin me të cilin vendosi të krijonte familje, Linda është paragjykuar vazhdimisht nga viti 2012.

Lidhur me këtë, në “BBVK” ajo ka rrëfyer se ende nuk flet me disa familjarë të saj.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.

Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”-ka thënë ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE