Pagesat digjitale, Shqipëria më e prapambetura e rajonit sipas një krahasimi të Bankës Botërore!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Pagesat digjitale, Shqipëria më e prapambetura e rajonit sipas një krahasimi të Bankës Botërore!

Vit pas viti, Shqipëria po bëhet atraksion turistik, me miliona vizitorë të huaj që kërkojnë akses edhe në pagesa digjitale e që në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura, sidomos në tregtinë me pakicë.

Një raport i fundit i Bankës Botërore evidenton se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% më 2017-ën.

Banka vëren se vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë drejtim, madje edhe Kosova renditet shumë më mirë. Në vitin 2021, gati 48% e popullsisë mbi 15 vjeç në Kosovë ishte përdorues i pagesave digjitale, nga 39% më 2017-ën. Ne Bosnjë, 67% e popullsisë mbi 15 vjeç përdorën pagesa digjitale, në Maqedoninë e Veriut, 74% e në Serbi 87%.

Banka analizon se pagesat digjitale janë bërë më të përhapura në Ballkanin Perëndimor, megjithëse ende mbetet shumë për të bërë. Ndërsa ekonomitë bëhen më digjitale, pagesat mundësojnë këtë tranzicion. Ato lejojnë që aktivitetet ekonomike dhe financiare të zhvillohen në një normë më të shpejtë, më të përshtatshme e më e sigurt.

Shkalla e përdorimit të pagesave digjitale përfshin pagesat përmes një instrumenti, pajisjeje ose kanali digjital të pagesave siç është banka elektronike, transfertat, kartat e kreditit dhe debitit, paratë elektronike (e-money).

Digjitalizimi i pagesave është veçanërisht i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, si për pagesat/transfertat e brendshme, ashtu edhe ato ndërkufitare, në përpjekjet për përputhje me standardet e BE-së.

Brenda vendit, pagesat digjitale mbështesin bizneset për të operuar në mënyrë më efikase e të sigurt. Për më tepër, ato ndihmojnë në reduktimin e informalitetit dhe rritjes së transparencës.

Për shembull, rritja e pagesave digjitale me 10% (me anë të konvertimit të pagesave nga cash në digjital) do të reduktonte informalitetin në ekonomi me 2%.

Pagesat digjitale mbështesin flukset e remitancave dhe mundësojnë integrim më të thellë ndër-rajonal e në BE, për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore sugjeron se përpjekjet për të përmirësuar mjedisin e pagesave kërkojnë përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator për t’u përshtatur me direktivat dhe rregulloret përkatëse të BE-së, duke forcuar rolet mbikëqyrëse e sistemet e pagesave. Gjithashtu duke rritur më tej sigurinë kibernetike, aspektet e njohjes së klientit e prezantimin e bankingut të hapur./Monitor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE