Rikthehet moti i paqëndrueshëm me shira në vend!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet moti i paqëndrueshëm me shira në vend!

Shërbimi Meteorlogjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu, fillimisht me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit e më pas do të shpërndahen në të gjithë territorin.

Gjatë orëve të mesditës, reshjet fitojnë intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike përqëndruar në Ultësirën Perëndimore dhe në qendër të vendit.

Hera –herës në intervale të shkurtra kohore, parashikohet që reshjet të jenë problematike. Pati mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe pritet shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era bëhet intesive dhe problematike me shpejtësi 12-25 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 7 deri 10°C

-në zonat e ulëta 10 deri 19°C

-në zonat bregdetare 12 deri 18°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE