Si të kuptoni nëse lidhja juaj do të zgjasë…/Provoni “testin e zogut”!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të kuptoni nëse lidhja juaj do të zgjasë…/Provoni “testin e zogut”!

Një grua amerikane ka treguar metodën që ajo përdor për të përcaktuar nëse një marrëdhënie romantike do t’i zgjasë apo jo. Alyssa tha se “testi i zogut” tregon 100% nëse marrëdhënia do të jetë e suksesshme.

Kur dal në takim me një partner potencial, tregoj e entuziazmuar me gisht një zog në pemë, ose diçka të parëndësishme, për të parë nëse ai që kam në krah e sheh me të njëjtin entuziazëm që kam unë. Ky është një tregues i mirë nëse përputhesh apo jo me mashkullin me të cilin ke dalë.

Gruaja shpjegon se edhe nëse ti përmend gjatë bisedës diçka të parëndësishme fare, por personi që ke përballë përgjigjet me kuriozitet të sinqertë, është një shenjë e mirë që marrëdhënia do të zgjasë. Alyssa thotë se testi është krijuar për çifte në marrëdhënie romantike, por ajo e ka përdorur atë për familjen dhe miqtë e saj.

Unë po ju them, bëjeni këtë me miqtë tuaj, bëni këtë me anëtarët e familjes tuaj. Testi i zogut nuk dështon kurrë.

Shumë prej jush ndoshta ju shqetëson çështja se kur ekzaktësisht do ta njihni dashurinë e jetës. A është i dashuri juaj aktual ai “i duhuri”, apo ju thjesht po shpenzoni kohë me të? Zbuloni duke klikuar në këtë link se kur thotë shkenca se ju do ta njihni dashurinë e jetës!

Një studim ka treguar se një person mund të dashurohet të paktën tre herë gjatë jetës së tij. Sidoqoftë, secila prej këtyre marrëdhënieve mund të ndodhë në një këndvështrim të ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe secila shërben për një qëllim të ndryshëm. E keni vënë re që shumë herë mund t’ju thonë “pse keni një shkëlqim në fytyrë, mos keni rënë në dashuri”? Ekspertët e psikologjisë dhe neuroshkencës i përgjigjen kësaj pyetjeje, duke paraqitur një mori teorish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE