Pas fitores së “Love Island Albania”, Ueda takon prindërit e Arlindit, si e pritën ata “nusen”?

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas fitores së “Love Island Albania”, Ueda takon prindërit e Arlindit, si e pritën ata “nusen”?

Gati 1 javë më parë Ueda dhe Arlindi u shpallën fitues të edicionit të parë të “Love Island Albania”, ndërsa duket se ka pasur edhe një propozim nga ana e Arlindit bëri partneren e tij.

E menjëherë pas intervistave të rastit dhe gjithckaje që vjen fill pasi del nga një reality show i tillë, cifti ka gjetur mundësinë që të udhëtojë drejt Gjermanisë, aty ku Arlindi jeton, ndërsa Ueda ka takuar edhe prindërit e tij.

Mbrëmjen e djeshme familja e Arlindit ka mirëpritur “nusen” e tyre në shtëpi, ndërsa kjo është bërë e ditur nga vetë fituesi i “Love Island”, i cili ka publikuar një video në Instagram-in e tij.

Pritja ka qenë aq e bukur, sa Uedës i kanë dhuruar një buqetë me lule dhe një tortë, mes gjërave të tjera, teksa të gjithë shfaqen të lumtur dhe të mbushur me dashuri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE