Pas komenteve për formën e kokës së djalit të Paris Hilton, reagon motra e miliarderes!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas komenteve për formën e kokës së djalit të Paris Hilton, reagon motra e miliarderes!

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton para disa ditësh zbuloi fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të vogëlushit nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-kishte shkruar bukuroshja në mbishkrim.

Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”-ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Më pas ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky. Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year” 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente. Stilistja tha se:

Mendoj se nëse po ngacmoni një foshnjë, atëherë keni probleme serioze dhe vërtet duhet t’i hidhni një sy vetes. Është kaq e çmendur kjo gjë.

Hilton ndan djalin e saj me bashkëshortin Carter Reum. Rikujtojmë, se trashëgimtarja miliardere në një intervistë të re për British Vogue tha se asaj iu dërguan 45 fustane nusërie nga stilistë nga e gjithë bota dhe më në fund zgjedhja e saj ishin gjashtë fustane. Hilton, e cila u martua me Carter Reum më 11 nëntor 2021. Gjatë dasmës ajo kishte veshur gjashtë fustane. Mes tyre një fustan Galia Lahav, një dizajn Pamella Roland dhe dy fustane Oscar de la Renta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE