Premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Selanik, Zamira Kita dhe Roerd Toçe para publikut në kinema!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Selanik, Zamira Kita dhe Roerd Toçe para publikut në kinema!

“Në Kuadër të Dashurisë” pret publikun artdashës sonte në Selanik, Greqi. Një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar. Më një larmi karakteresh, humor fin, ku mbizotëron satira dhe arti i komedisë, “Në Kuadër të Dashurisë” ofron një përvojë që do të mbetet gjatë në mendjen e çdo shikuesi.

Nata e sotme e shfaqjes ë filmit, prodhim i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptareve të cilët mbushën sallën e kinemasë. Mbrëmjen e sotme, aktorët Zamira Kita dhe Roerd Toçe janë pritur mes duartrokitjesh dhe shumë dashuri nga publiku që kishte ardhur për të parë filmin dhe për t’i takuar nga afër yjet. “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në sallën e Cineplexx.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE