Studentja më fatlume në botë, në vend të bursës i hedhin gabimisht 850.000£ në llogari!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studentja më fatlume në botë, në vend të bursës i hedhin gabimisht 850.000£ në llogari!

Një studente, të cilës gabimisht iu hodhën në llogarinë bankare 850,000£ në vend të bursës mujore për mbulimin e kostove të ushqimit në universitet prej 85£, i ka shpëtuar burgut edhe pse harxhoi pjesën më të madhe të parave. Sibongile Mani, e cila kishte përfituar bursë studimesh, nuk mund ta besonte kur nga skema e ndihmës qeveritare i dërguan në llogari 10.000 herë më shumë para sesa i takonin.

Kur kontrolloi llogarinë e saj bankare në Afrikën e Jugut, 32-vjeçarja pa se ishte bërë një multimilionere brenda natës, me 850,000£ të kredituara për të. Studentja e kontabilitetit nisi duke shpenzuar paratë për veshje të shtrenjta, festa luksoze dhe artikuj bukurie. Stili i saj i ri i jetesës ra shpejt në sy dhe dyshimet për Manin nisën kur ajo pagoi një faturë në supermarket, që tregonte se ajo kishte më shumë se 800,000 £ në llogarinë bankare dhe punonjësit e raportuan në polici.

Ajo u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për vjedhje dhe mashtrim dhe në vitin 2022 u dënua me 5 vjet burg pasi shpenzoi 818,000 rand ekuivalente me gati 50,000£ në 2017. Pasi u dënua, ajo shkroi në blogun e saj personal se i shihte paratë në llogarinë e saj si “mrekulli” dhe një “dhuratë nga Zoti” dhe nuk u mendua dy herë nëse ishte apo jo e gabuar t’i shpenzonte ato. Ditën e djeshme ajo u paraqit në Gjykatën e Lartë të Londrës Lindore në Makhanda, ku dy gjyqtarë ranë dakord të pezullonin dënimin me 5 vjet burg, me kusht që ajo të mos kryente një vjedhje ose mashtrim tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE