Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos “Arrest në burg” për edukatoren Majlinda Dehima!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos “Arrest në burg” për edukatoren Majlinda Dehima!

Gjykata e Tiranës la në burg edukatoren Majlinda Dehima, e akuzuar se dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte. E dyshuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, Dehima u arrestua më 9 nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

48-vjeçarja u arrestua pas publikimit të pamjeve filmike tronditëse e që bënë xhiron e rrjeteve sociale. Në një video që tashmë po qarkullon gjerësisht, Dehima shihet teksa keqtrajton një vajzë të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Masa nga prokuroria u kërkua pasi akuza mori në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat në kryeqytet. Në disa episode, dhuna ishte evidente.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Krahas reagimeve të shumta dënuese e të ashpra në rrjetet sociale pati edhe një protestë para Ministrisë së Arsimit, më 9 nëntor.

Qytetarë dhe aktivistë kërkuan më shumë kontroll dhe siguri për fëmijët në kopshte pasi rastet e dhunës mund të jenë të shumta. Mes protestuesve kishte nga ata që morën me vete fëmijët e vegjël. Në duar mbanin postera me mbishkrimin: “Stop dhunës!”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49773 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE