Veshja luan një rol mjaft të rëndësishëm tek aktorët, Olta Gixhari dhe Sara Hoxha “goditën” me paraqitjet e tyre në “Në Kuadër të dashurisë”!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veshja luan një rol mjaft të rëndësishëm tek aktorët, Olta Gixhari dhe Sara Hoxha “goditën” me paraqitjet e tyre në “Në Kuadër të dashurisë”!

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” ishte projekti i parë që erdhi nga Top Channel Films, një sukses i padiskutueshëm sigurisht. Që nga momenti i publikimit të fotove të para dhe deri më sot vëmendja ka qenë shumë e madhe. E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet.

Por përveç produktit final, kurioziteti ishte gjithashtu shumë i madh dhe për prapaskenat e filmit, xhirimet, momentet e vështira apo të bukura të kastit gjatë realizimit të “Në kuadër të dashurisë”, apo dhe marrëdhëniet mes tyre. Për të zbuluar më shumë detaje  ndjenja, emocione dhe momente ekskluzive nga i gjithë kasti në Top Channel u transmetua “Në Kuadër të  Xhirimeve” .

Vlen të theksohet se një vëmendje shumë të madhe në film kanë marrë edhe përzgjedhja e veshjeve dhe kurimi në detaje i secilit prej akotrëve nga kostumografët Desantila Lika dhe Altin Lala. Gjatë dokumetarit Desantila u shpreh se:

Çdo gjë që kemi përdorur është autentike.  

Duke qenë se po flasim për veshjet le të ndalemi pak tek Olta Gixhari (Jonida) dhe Sara Hoxha (Aria) të cilat në film janë motra. Veshjet e tyre dhe kombinimet sigurisht që kanë qenë mjaft të mirëmenduara dhe të përshtatura si duhet me personazhet. Më poshtë kemi veçuar disa nga veshjet e tyre në film më të preferuara, më të bukura dhe sigurisht më të goditura edhe për skenën e realizuar.

Aria në aeroport
Jonida në dasmën e saj
Radio session
‘Outfit of the day’ i Jonidës
Jonida në festën surprizë të babait
Aria në festën surprizë të babait
Aria në takim me Kleidin
Jonida në dhomën e gjumit
Skena e “Ëndrrës”
Aria dhe Jonida në varrimin e babait
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE