Buxheti 2024/ Rama: 400 milionë euro për rritje pagash!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Buxheti 2024/ Rama: 400 milionë euro për rritje pagash!

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e e Zgjeruar të Partisë Socialiste që po mbahet në Pogradec, ka theksuar rritjen e pagave në buxhetin 2024. Rama theksoi se 400 milionë euro do të shkojnë për rritje pagash, si mësuesit për infermierët, mësuesit, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pak. Këto janë fakte të thjeshta që unë nuk i ndaj pa qëllim me ju.

Po ashtu me borxhin shkojmë te 60%, po ju e dini mirë se sa na u desh të përballeshim ne me tërmete, pandemi dhe me shumë vështirësi. Fakti tjetër që ju intereson më shumë është se në vitin 24 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash, si mësuesit që i premtuam, si infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Në momentin që ne kemi filluar rritjen e pagës çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur dhe një rritje pagash në sektorin privat. Ju kujtojtohet se sa ishte paga minimale kur ne e kemi marrë, dhe tani është më shumë e dyfishuar.

Në privat një pjesë e japin në bankë për një arsye shumë të shëmtuar, për të mos paguar sigurimet shëndetësore. Prandaj cilido që merr një pagë në sektorin privat duhet ta rregulloj, tha kryeministri.

Sipas Ramës, rritja e pagave në sektorin publik, ka ndikuar dhe te sektori privat, pasi dhe ky i fundit ka bërë ndryshime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE