Scholzi refuzon thirrjet për një armëpushim më të gjatë Izrael-Hamas!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Scholzi refuzon thirrjet për një armëpushim më të gjatë Izrael-Hamas!

Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se një armëpushim i menjëhershëm ose një ndërprerje më e gjatë e luftimeve nga Izraeli i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës “Heilbronner Stimme”.

Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.”

Pesë javë pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për armëpushim. Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) bënë thirrje për t’i dhënë fund “agresionit brutal” të Izraelit në Rripin e Gazës gjatë një samiti të fundit në Arabinë Saudite. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të dielën (12.11) Shteteve të Bashkuara që të detyrojnë Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rripin e Gazës. “Është jetike që ne të arrijmë një armëpushim”, tha Erdogani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE