“Isha për punët e mia”- Agron Çela del nga SPAK: S’di gjë për dosjen CEZ-DIA!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Isha për punët e mia”- Agron Çela del nga SPAK: S’di gjë për dosjen CEZ-DIA!

Deputeti i PS-së, Agron Çela ka shkuar mëngjesin sotëm (14 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme.

Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe pas dy orësh brenda Prokurorisë së Posaçme është larguar.

Agron Çela mohoi pretendimet se u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA.

Deputeti i PS-së deklaroi për gazetarët se ishte Prokurorinë e Posaçme “për punët e mia”.

Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira, është shprehur Çela.

Raportohet se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.

Afera CEZ-DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Një javë më parë në dyert e SPAK, ishte dhe Ilir Meta për të dëshmuar për aferë CUZ-DIA.

Për mbi dy orë, prokurorët morën në pyetje ish-presidentin dhe Kreun e Partisë së Lirisë, ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Hetimet i cilësoi thjesht një telenovelë duke thënë për mediat se çështja është gjykuar dy herë, por është rihapur sërish nga një kallëzues i rremë (Romeo Kara).

Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”- tha Meta.

Romeo Kara punonjës i OSHEE, përdoret nga regjimi per shpifje. Në procesin e parë nuk ka përmendur emrin tim, më pas për arsyet e tij më ka përmendur”, u shpreh Meta.

Meta tha se nuk ka asnjë akt apo vendim nga ana e tij si ministër i Ekonomisë asokohe, që e implikon në këtë aferë,

Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë për ligje apo akte nënligjore dhe gjithçka tjetër nga Ilir Meta nga posti i zv/ kryeministrit apo ministrit të Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë DIA-n dhe CEZ-in” tha Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE