Kjo është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në Itali(FOTO)

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në Itali(FOTO)

Një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën sot në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali.

Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë.

Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.

FOTO: Kjo është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE