Kombëtarja, gati për Moldavinë/ Ekipi niset të enjten drejt Kishinaut për ndeshjet!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kombëtarja, gati për Moldavinë/ Ekipi niset të enjten drejt Kishinaut për ndeshjet!

Përfaqësuesja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të zhvillohet ditën e premte në Kishinau të Moldavisë.

Kuqezinjtë në seancën e paradites kanë zhvilluar seancën e plotë me të gjithë lojtarët, një pjesë e tyre e mbërritur mbrëmjen e djeshme.

Me grupin sot është bashkuar edhe mesfushori i Interit Kristjan Asllani, i cili një ditë më parë zhvilloi seancë të diferencuar nga ekipi për shkak të një inflamacioni, një gjendje që e kishte që nga grumbullimi me zikaltrit në Itali.

Ndërkohë, kuqezinjtë përpara seancës së pasdite kanë dalë në konferencë për shtyp për të shprehur mendimin dhe gjendjen e ekipit në prag të kësaj ndeshjeje kaq vendimtare për ne.

“Jam fokusuar në këtë ndeshje, jemi entuziastë dhe s’duhet ta humbasim se është e vështirë për tu krijuar duhet të shkojmë me gjithë respektin, por duhet të bëjmë lojën tonë. Është një sfidë e re, çdo lojë ka vështirësi dhe situatë të ndryshme, ne e dimë kualitetin e tyre dhe tonat, duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar dhe të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur”, tha Berisha.

Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj theksoi faktin se synimi kryesorë për ne është që të kualifikohemi dhe të mbyllim çështjen e llogarive sa më shpejt.

“Normal që janë dy finale, por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve për Kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

Shqipëria niset mëngjesin e së enjtes drejt Kishinaut në Moldavi, ku të premten më 17 nëntor dot ë zhvillohet ndeshja ndaj vendasve dhe menjëherë pas takimit skuadra kthehet për në Tiranë ku ditën e hënë më 20 nëntor do të luaj ndeshjen e fundit përballë Ishujve Faroe në Arenën Kombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE