Arbana mohoi largimin nga Top Channel, ja çfarë do të ndodhë me Big Brother Vip

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana mohoi largimin nga Top Channel, ja çfarë do të ndodhë me Big Brother Vip

Nuk ka më vend për dyshim! Ledion Liço rikthehet për të moderuar Big Brother këtë sezon.

Kësaj here një format krejt ndryshe me personazhe VIP, dhe pas një edicioni kur ky program arriti kulmin e audiencës.

Vip Magazine mëson se Ledioni ka nisur përgatitjet ndërsa po bëhet edhe përzgjedhja e personazheve që do të marrin pjesë në këtë format.

Nga ana tjetër Arbana Osmani edhe njëherë tjetër ka provokuar ndjekësit duke postuar foto nga Top Channel.

Megjithatë mësohet se bëhet fjalë për një foto nga sezoni i kaluar i BBV para njërit nga spektaklet e drejtuara nga moderatorja.

Kjo e fundit është ‘zhvendosur’ në Piramidën e Tiranës aty ku po punon me detajet e fundit për hapjen e biznesit të saj.

Megjithatë sot ka zgjedhur të bëhet paksa nostalgjike për ekranin, teksa pak javë kanë mbetur nga nisja e programit që ajo ka drejtuar për shumë vite!

Publiku vijon të jetë i ndarë për drejtimin e BBV nga Ledion Liço, megjithatë do të presim derisa të ndizen dritat e skenës për të parë nëse do ta prekë magjinë e këtij formati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE