Rusia gjobit sërish Google!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia gjobit sërish Google!

Gjykata e Moskës ka gjobitur sërisht gjigantin teknologjik Google për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi. Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi. Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Google me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.

Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia. Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë. Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus. E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë. Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.

Ndoshta është koha për të kontrolluar se çfarë llogarish të vjetra keni në rrjetin Google si detyra universiteti, mesazhe apo email-e që nuk keni kontrolluar, pasi rrjeti ka paralajmëruar se brenda disa javëve miliona llogari në Gmail do të eliminohen. Pak më parë gjiganti i teknologjisë lajmëronte në një deklaratë: “Nëse llogaria juaj konsiderohet inaktive, ne do të dërgojmë disa email-e paralajmërimi para se të veprojmë për fshirjen e email-it tuaj.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE