Upss! Arbana Osmani u përpoq të mohonte lajmet se Ledion Lico do të jetë moderator i BBV, por me një foto të vjetër!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Arbana Osmani u përpoq të mohonte lajmet se Ledion Lico do të jetë moderator i BBV, por me një foto të vjetër!

Ditën e sotme, Arbana Osmani bëri një reagim pak pas lajmit se “Ledion Lico është konfirmuar si moderator i “Big Brother VIP 3”.

Ajo postoi një foto në InstaStory, ku shihej pikërisht në ambientet e “Top Channel” dhe e shoqëroi me shkrimin: “Si mu gdhitë”, duke trazuar kështu rrjetin.

Megjithatë, edhe pse moderatorja u përpoq të mohonte disi lajmet me këtë postim, duket se ajo i konfirmoi më shumë, pasi rezulton se kjo foto është e muajve më parë.

Pas një kërkimi të bërë në llogarinë e make-up artistit Arbër Bytyqi, të cilin moderatorja e etiketoi ditën e sotme në foton e publikuar, vumë re se ai në fakt ndodhet në Paris.

Ditën e djeshme, “Zëri.al” konfirmoi se moderimi i “Big Brother VIP 3” do t’i kalojë Ledion Licos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE