Dërgoni video TikTok-u nëse kërkoni të punësoheni, kjo është kërkesa e pazakontë e rrjetit të njohur të hoteleve!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dërgoni video TikTok-u nëse kërkoni të punësoheni, kjo është kërkesa e pazakontë e rrjetit të njohur të hoteleve!

Rrjeti i hoteleve “Hilton” ka nisur një fushatë të re për njerëzit ku thotë që këta të fundit të heqin dorë nga CV-të tradicionale kur aplikojnë për një pozicion pune dhe në vend të kësaj të postojnë një video në aplikacionin “TikTok”. Hilton në Australi postoi një video ku u kërkoi njerëzve që të gjenin pozicionet për punë dhe të aplikonin duke bërë një video për vetëm 60 sekonda ku të tregonin se si do të vepronin me klientët në hotel. Por sigurisht që nëse ata nuk janë aq mirë me krijimin e videove, mund të dërgojnë CV tradicionale.

Mary Hogg, drejtoreshë rajonale e burimeve njerëzore për Hilton Australasia, i tha Australian Financial Review se kompania kishte ardhur me këtë risi për të tërhequr punëtorët e gjeneratës Z dhe se shqetësimi për ChatGPT ishte një faktor prapa vendimit.

Tom Earls, një avokat me bazë në Adelaide i specializuar në punësimin, vendin e punës dhe marrëdhëniet industriale, tha për Guardian Australia se nuk kishte asgjë që të pengonte një punëdhënës që të kërkonte video TikTok-u si pjesë e një aplikimi për punë. Në vitin 2021, TikTok nisi një program të ngjashëm, duke u kërkuar aplikantëve të paraqesin video që tregojnë aftësitë e tyre me hashtag #TikTokResumes, duke krijuar pothuajse një “ese personale” të llojit me një “looked in-audio”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE