79-vjetori i Çlirimit të kryeqytetit, Veliaj: Krenarë për Tiranën tonë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
79-vjetori i Çlirimit të kryeqytetit, Veliaj: Krenarë për Tiranën tonë!

Data e sotme, 17 nëntor shënon 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:

Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë!Nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit! Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë – më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë.

Në këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka planifikur një sërë aktivitetesh festive. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Brigadës së I Sulmuese. Shtabi i saj hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29.10 – 17.11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor, Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetës.

Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH-së. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE