Lundrimet me Italinë, nuk ka pezullim për tragetin e linjës Durrës-Ancona e anasjelltas!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lundrimet me Italinë, nuk ka pezullim për tragetin e linjës Durrës-Ancona e anasjelltas!

Për shkak të motit të keq në rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht, sipas parashikimit.

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit ku forca e erës do të jetë 20-30 m/s, dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Po për shkak të motit të keq, me erëra të forta, sot në Vlorë janë pezulluar lundrimet e trageteve, mjeteve të vogla lundruese e të anijeve të peshkimit. Kapiteneria e Portit Vlorë:

Në gjirin e Vlorës dhe jashtë tij gjatë datave 17-19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 në drejtimin jug-jug-lindje dhe më pas në drejtimin veri-perëndim në forcën deri 6 bft me shpejtësi ere deri 20 m/s dhe lartësi dallge deri 1.70 m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8 bft me shpejtësi ere deri 30 m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Eshtë ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 17-19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Po ashtu janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë këtyre datave.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19 nëntor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE