Meloni për marrëveshjen me Shqipërinë: Inovative dhe inteligjente, shembull për të tjerët!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meloni për marrëveshjen me Shqipërinë: Inovative dhe inteligjente, shembull për të tjerët!

Kryeministrja Giorgia Meloni riktheu në vëmendje këtë premte marrëveshjen që u arrit për të ngritur qendra emigrantësh në Shqipëri, ndërsa foli me gazetarët pas një takimi dypalësh me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Zagreb.

Mendoj se është një marrëveshje shumë inovative, inteligjente dhe më duket se është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë, tha Meloni, sipas Ansa-s, duke shtuar se si kjo marrëveshje “do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë”.

Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t’u përsëritur”, vazhdoi ajo, duke theksuar se Italia ka qenë një “pioniere” në këtë front.

Kujtojmë se marrëveshja për emigrantët u firmos mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres Gorgia Meloni më 6 nëntor.

Marrëveshja për strehimin e refugjatëve parashikon krijimin e dy qendrave, me kapacitet jo më shumë se 3 mijë të huaj në muaj.

Porti pritës i tyre pritet të jetë Shëngjini, ndërsa kampi ku do të qëndrojnë planifikohet të ndërtohet në Gjadër. Shpenzimet për jetesën e refugjatëve që do të presin përgjigjen e azilit nga shteti italian do të përballohen nga Italia, në një kontratë paraprake 5-vjeçare.

Projektligji për ratifikimin në parlament të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët u miratua dy ditë më parë nga qeveria, ndërsa radhën e ka Kuvendi ta votojë, mes kritikave në sferën ndërkombëtare, politike dhe opinionit publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE