Ndihmoi bashkëshortin të përdhunonte një shtetase, pranga 30-vjeçares në Lushnjë!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndihmoi bashkëshortin të përdhunonte një shtetase, pranga 30-vjeçares në Lushnjë!

Me arrestimin nga policia të një 30-vjeçareje, të dënuar për abuzim seksual ndaj të rriturave, si dhe hetimin e kryer nga Prokuroria për këtë çështje, zbardhet për publikun një ngjarje e rëndë në Lushnjë, e ndodhur rreth tre vjet më parë. Sot mori fund arratia e Borana Faslliut, e cila ishte shpallur në kërkim. Rezulton se në dhjetor të vitit 2020, ajo ndihmoi bashkëshortin në përdhunimin e një 26 vjeçareje.

Nga hetimet u mësua se kur 35-vjeçari abuzonte seksualisht, Borana ishte e pranishme dhe e mbante forcërisht viktimën e këtij abuzimi.

Pas hetimeve, Gjykata e Apelit e dënoi 30-vjeçaren me 3 vite e 4 muaj burg dhe këtë të premte iu vunë prangat në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj ndodhet në qeli, i arrestuar vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë, të para tre viteve. Edhe ai është shpallur fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE