Ndodh për herë të parë në “DWTS”! Njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga Ilir Shaqiri!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh për herë të parë në “DWTS”! Njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga Ilir Shaqiri!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Për herë të parë në këtë sezon njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

Javën e shkuar, kryetari i jurisë zgjodhi çiftet e reja që sonte do të garojnë për t’u pozicionuar sa më lart në renditje dhe për të mos u larguar nga gara… Rikujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur që prej mbrëmjes së shkuar dhe se ju mund të votoni me kodet përkatëse të vetë VIP-it. “Sfida e partnerit” ka ndryshuar gjithçka… Por, për herë të parë në “Dancing With the Stars” juria do të vendosë që një prej çifteve ta mbajë kështu siç është. Moderatorja Bora Zemani u shpreh:

Rrjedhimisht, një tjetër do të ndryshojë, kështu që prisni deri në fund sepse sonte na pret një mbrëmje plot të papritura…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE