Zbulimi i fundit hedh dritë mbi sistemin diellor!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulimi i fundit hedh dritë mbi sistemin diellor!

Astronomët evropianë kanë gjetur avull uji, dioksid squfuri dhe re rëre në atmosferën e një ekzoplaneti duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb. Ata e kanë cilësuar këtë si një zbulim “vendimtar”, që hedh dritë mbi sistemin tonë diellor. “Teleskopi Hapësinor James Webb po sjell një revolucion shkencor në fushën e karakterizimit të ekzoplaneteve me një ritëm të paprecedentë,”-tha në një deklaratë Leen Decin, një nga autoret kryesore të studimit.

Astronomët u befasuan kur zbuluan dioksid squfuri. “Metani është një gaz serrë dhe mungesa e tij tregon se ekzoplaneti ka një bërthamë të ngrohtë”-, thanë ata. “Zbulimi i reve të rërës, avullit të ujit dhe dioksidit të squfurit në atmosferën e dobët të këtij ekzoplaneti nga instrumenti MIRI i James Webb është një moment historik vendimtar. Ky zbulim hedh dritë mbi sistemin tonë diellor”,-tha Decin.

Retë në atmosferën e ekzoplanetit përbëhen nga silikoni, i cili është përbërësi kryesor i rërës. Michiel Min, nga Instituti Holandez për Kërkimet Hapësinore, tha në një deklaratë se retë e rërës lart në atmosferë kanë një cikël të ngjashëm me ciklin e avullit të ujit dhe reve në Tokë, por me “pika të bëra nga rëra”. Ekzoplanetet janë planete që gjenden përtej sistemit tonë diellor, me shumë yje të tjerë që rrotullohen rreth e qark. Ai është më shumë se 200 vite dritë larg nga Toka dhe po rrotullohet rreth një ylli pak më të vogël se Dielli.

Rikujtojmë, se teleskopi Hapësinor James Webb ka pikasur dy nga galaktikat më të largëta që janë parë ndonjëherë nga syri i njeriut. Bingjie Wang nga Kolegji i Shkencave të Penn State Eberly dhe një anëtar i ekipit JWST UNCOVER ishin ata që i zbuluan dy galaktikat duke përdorur rrezet infra të kuqe. Një lente masive gravitacionale e cila ndodhet rreth 3.5 miliardë vite dritë nga ne dhe e pranishme në formën e grumbullit të galaktikave të njohur si Abell 2744, doli të ishte një ndihmë e madhe për zbulimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE