Lufta Izrael-Hamas/ Presidentja e KE-së: Kundër dëbimit me forcë të palestinezëve në Gaza!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Izrael-Hamas/ Presidentja e KE-së: Kundër dëbimit me forcë të palestinezëve në Gaza!

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është kundër evakuimit të detyruar të palestinezëve nga Gaza. Deklarata erdhi gjatë një takimi në Kajro me presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi.

Ndërkohë ushtarët izraelitë nga njësia speciale Duvdevan bastisën infrastrukturat e ndryshme të Hamasit në Gaza.

Në njërën prej tyre brenda një shkolle u gjetën sasi të mëdha armësh dhe pajisje ushtarake.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyer ka zhvilluar një takim me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, në lidhje me konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X’, Von der Leyen shkruan se ka falenderuar Egjiptin për rolin e tij pozitiv në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur.

“Diskutova krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Falënderova Egjiptin për rolin e tij kyç në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. Ne pajtohemi me parimin e moszhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe në një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.”- shkruan Ursula von der Leyen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE