“Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi”, Maqedonci: Presin një moment të volitshëm për mësymje

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi”, Maqedonci: Presin një moment të volitshëm për mësymje

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci foli për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.

Ejup Maqedonci i pyetur në një intervistë televizive, se përse Kosova nuk arriti të bindë ndërkombëtarët që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, tha se kjo ka të bëjë me një “kalkulim politik të partnerëve”.

Sipas Maqedoncit mungesa e ndëshkimit të ashpër për Serbinë nga BE-ja dhe SHBA-ja, ka qenë një lëvizje taktike për të mundësuar vazhdimësinë e dialogut.

“Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore të Serbisë. Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut”, tha Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka folur edhe për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.

Ai tregoi se në këto baza, jo shumë larg territorit të Kosovës, janë të dislokuara 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe, teksa shtoi se shpërndarja taktike e tyre tregon se po presin momentin e duhur për të kryer një invazion.

“48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE