Vis Pupa mungon në “DWTS Fan Club”, Albi Nako reagon ashpër ndaj tij!

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vis Pupa mungon në “DWTS Fan Club”, Albi Nako reagon ashpër ndaj tij!

Vis Pupa nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në “DWTS Fan Club” dhe kjo ka acaruar Albi Nakon. Ai u shpreh se fakti që të premtën as nuk kërceu, të paktën duhet të ishte të kërkonte një ndjesë.

“Jora thotë ka një arsye, por dhe unë kisha një arsye. Rashë sot me gjithë dollap nga kati i dytë, por erdha. E shoh Visin pak të kompleksuar edhe nga situata të premten, me numrin që bëri me Token.

Visi e njeh televizionin dhe mosqënia këtu, e shoh shumë të frustruar. Mund ttë vinte këtu, të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte.”

Elvis Pupa mbylli rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars” të premten pas shtatë javësh në garë. Konkurrenti nuk arriti të marrë votat e jurisë, pasi mbeti në fazën e fundit të garës me Eni Shehun.

Duke qenë më pak i votuari për sonte, për shkak të performancës së dobët sinpasojë e problemeve shëndetësore (virozat e stinës), konkurrenti u eliminua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE