Intervistoi Luiz Ejllin në Amerikë, Meriton Mjekiqi tregon prapaskenat!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Intervistoi Luiz Ejllin në Amerikë, Meriton Mjekiqi tregon prapaskenat!

Meriton Mjekiqi në një intervistë me Ronaldo Sharkën në rubrikën “Mos i bjer me top” të “E diell”, tregoi për prapaskenat e intervistës së Luiz Ejllit në Amerikë. Intervista me këngëtarin bëri bujë në atë kohë, pasi ishte periudha kur Luizi nuk kishte dalë në asnjë intervistë tjetër në Top Channel, pas daljes së tij si fitues i Big Brother Vip 2.

Moderatori tha se në fakt ishte stafi i TCH, të cilët e ndihmuan të realizojë intervistën, ndërsa u shpreh me fjalë të mira për Luizin, duke e falenderuar për bisedën.

E falenderoj sepse me Top Channel kam raporte shumë të mira si me gazetarët si me stafin. Ju vlerësoj shumë edhe për profesionalizmin. Nuk kam pasur kontakt direkt me Luizin. Pata folur me Petrinën (menaxheren), më ka thënë pa merak, diskuto kur të shkosh në turne me Luizin. Kemi biseduar, kemi rënë dakord. Luizi është një dalë i mrekullueshëm, e uroj për filmin. Shumë djalë i hapur, intervista shumë e mirë, e falenderoj për qasjen e tij gjatë intervistës.

Mjekiqi tregoi se pas kësaj interviste të realizuar, mosha e tretë kanë filluar ta duan edhe më shumë për shkak të Luizit, pasi Meritoni është më shumë i pëlqyer nga të rinjtë për shkak të muzikës që bën, dhe intervistat, kryesisht me rreperë.

Kam pasur komente jashtëzakonisht të mira të zonjave dhe zotërinjve të vjetër, që janë më në moshë se sa gjenerata jonë. Gjithmonë jam mësuar të më duan mosha rreth 35 vjeç. Prej intervistës së Luizit, më ka ndodhur në dyqane, më kanë ndaluar ndonjë zotëri ose zonjë e vjetër dhe më ka përshëndetur edhe më ka dhënë një respekt pasi e ka parë intervistën dhe më ka dhënë një kompliment për mënyrën se si e kemi realizuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE